Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Skenderajt Bekim Jashari dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë nënshkruar në Mitrovicë një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e Qendrës rajonale për strehimin dhe mbrojtjen e viktimave nga dhuna në familje, me seli në Mitrovicë.
Me memorandumin e nënshkruar të tre kryetarët obligohen që të sigurojnë kushte normale për punë për këtë qendër, me qëllim të rehabilitimit sa më të shpejtë e profesionale të viktimave të dhunë në familje.
Bahtiri, Jashari e Tahiri, thanë me këtë rast se është i domosdoshëm angazhimi i të gjithë institucioneve lokale dhe në nivel vendi që të bëjnë përpjekje më të mëdha për krijimin e kushteve dhe mekanizmave për mbrojtjen e grave, të fëmijëve dhe të viktimave të dhunës në familje.
Ata u zotuan se në komunat e tyre të gjitha institucionet lokale do t’i kryejnë punët dhe obligimet e tyre ligjore ashtu si duhet dhe me efikasitet në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, por edhe do t’i mbrojnë me konsekuencë të drejtat e fëmijëve, grave dhe të të gjitha kategorive tjera shoqërore.

-
Komunat e rajonit të Prizrenit rinovojnë marrëveshjen për mbështetje të strehimores
-
Komunat e regjionit të Prizrenit zotohen për financim të strehimores për viktimat e dhunës në familje
-
Në Mitrovicë protestohet kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe heshtjes së institucioneve
-
Katër komuna promovojnë dialogun ndërmjet komuniteteve
-
Tahiri: Ndërgjegjësimi për dhunën në familje solli dënimin e parë kapital për këtë krim