Pas disa rasteve të paraqitura të dhunës seksuale ndaj vajzave të mitura, në Mitrovicë qytetarët kanë protestuar duke shprehur indinjatën e tyre ndaj institucioneve të sigurisë.
Një prej pankartave i kërkonte arsyetim kryetarit Agim Bahtiri për heshtjen e tij, por edhe vetë Bahtiri ndërkohë iu bashkua protestuesve, derisa marshi nga objekti i Komunës ka vazhduar deri para Gjykatës Themelore.
Armela Hajra, njëra nga aktivistet e grupit ‘Vajzat e Mitrovicës’, tha se vajzat ndihen të shqetësuara me rastet e fundit të ngacmimeve e përdhunimeve, raporton KOHA.
Në këtë protestë pjesëmarrëse ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Valdete Idrizi, e cila tha se është e rëndësishme të ngrihet zëri nga të gjithë, për të qenë zë i përbashkët i viktimave.
Protestuesit kanë bërë thirrje që të gjithë së bashku pa dallim gjinie të jenë zëri i përbashkët i viktimave.
Në një prej rasteve të fundit që ndodhi muajin e kaluar u raportua se tre persona kishin dhunuar një vajzë, dhe pas 48 orësh u liruan në procedurë të rregullt.
-
Protestuesit në Gjilan kërkojnë më shumë siguri për gra e vajza
-
Protestë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, kërkohet lirimi i katër serbëve
-
Aktivistët: Jemi në luftë të përditshme për t’i mbrojtur trupat tanë
-
Kërkohet siguri për gratë pas dyshimeve për dhunimin e një 13-vjeçareje
-
Protestë në Mitrovicë kundër themelimit të Asociacionit