Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Kosovën për ndërmarrjen e “disa provokimeve”.
Gjatë një konference për media pas takimit që pati në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Putini ka akuzuar Kosovën për krijimin e Ushtrisë duke thënë se ka ngritur tensionet dhe është veprim që mund të destabilizojë rajonin.
Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për të krijuar ushtrinë ishte ilegal, raporton Reuters.
“Pozicioni i Rusisë dihet. Ne ftojmë Beogradin dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje realiste dhe reciproke të pranueshme që rregullon marrëdhëniet me Kosovën bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara. Fatkeqësisht, autoritet e Kosovës kanë ndërmarrë disa hapa provokativë që seriozisht kanë përkeqësuar situatën. Fillimisht, kam në mendje vendimin e Kosovës më 14 dhjetor për themelimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Nuk ka dyshim që kjo është shkelje e rezolutës që ndalon çdo formacion ushtarak në territorin e Kosovës, pos asaj të kontigjentit të Kombeve të Bashkuara. Rusia ndan plotësisht shqetësimet e Serbisë dhe qytetarëve të vet dhe e kupton se aktet e tilla të papërgjegjshme nga autoritet e Kosovës mund të çojnë në destabilizim të Ballkanit”, ka thënë Putin.
-
Ahmeti: Vizita e Putinit në Beograd, shpërfaq nevojën urgjente të demokratizimit të Ballkanit Perëndimor
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Kurti: Putini dëshiron konflikt në Kosovë, ai është i fiksuar pas vendit tonë
-
Putini akuzon Perëndimin për “agresion dhe hipokrizi”
-
Kurti për veriun: Rusia po nxit tensione pasi po çalon në Ukrainë