Ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq ka deklaruar se liderët që pasurohen gjatë kohës sa janë në pushtet priren të afrohen me presidentin rus Vladimir Putin dhe të largohen nga vlerat evropiane.
Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Pusiq u shpreh se propaganda kundër Bashkimit Evropian në Serbi ka qenë intensive për më shumë se një dekadë dhe ka ndikuar ndjeshëm në opinionin publik.
Sipas saj, në diskursin e brendshëm politik në Serbi, BE-ja shpesh paraqitet si neutrale ose edhe armiqësore, ndërsa Kina dhe Rusia promovohen si mbështetëse të vendit.
Ajo përmendi edhe rastin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, për të cilin tha se nga një mbështetës i demokracisë dhe integrimit evropian u shndërrua në figurë të afërt me Kremlinin.
“Në BE, vetoja e tij quhej vetoja ruse, vetoja e Putinit”, ka thënë Pusiq, duke shtuar se u deshën 16 vjet për të krijuar një shumicë politike që mund ta sfidonte atë në Hungari.
Sipas saj, ekziston një model i dukshëm në Evropën Lindore.
Edhe
Pusiq: Frika globale po rritet me shpërbërjen e rendit ndërkombëtar dhe aleancave të vjetra
“Sa më shumë pasurohet një udhëheqës në pushtet, aq më shumë i afrohet Putinit dhe aq më shumë largohet nga Evropa”, deklaroi ajo.
Pusiq deklaroi se kjo, sipas saj, mund të shihet te presidenti serb Aleksandar Vuçiq, lideri i Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe Orbani.
Duke folur për mbështetjen ndaj integrimit evropian në Serbi, Pusiq ka thënë se fakti që përkrahja për anëtarësim në BE është rreth 30 për qind është pasojë e drejtpërdrejtë e propagandës shumëvjeçare kundër Evropës.
Vesna Pusiq në PIKË me Veton Surroin
Në episodin e 54-t të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, e ftuar është ish-ministrja e...- Predha në këmbim të BE-së: pse Zelensky shkoi në Serbi dhe çfarë fituan të dyja palët
-
Lavrov për takimin Vuçiq–Zelensky: Nuk e ka të lehtë, BE-ja po e shantazhon presidentin serb
-
Vuçiqi paralajmëron Evropën: Jemi në prag të një lufte më të madhe
-
Beshlin: Doktrina e Vuçiqit bazohet në sovranitetin e kufizuar të shteteve fqinje