Deputetët e opozitës dhe pushtetit janë përplasur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Shkak i debatit në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) u bë vonesa e fuksionlizimit të Fondit sovran.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, kritikoi partinë në pushtet se nuk është duke e mbyllur Agjencinë Kosovës të Privatizimit (AKP) dhe se me procedurat e reja është duke u lehtësuar të tjerëve të përfitojnë. Ai tha se LVV-ja është shembull i dështimit.
“Mirlindë të përgëzoj, si pozitë me rregulloret e keni ndërruar krejt qëllimin edhe Fondit sovran edhe të AKP-së, jeni duke lehtësuar procedura për përfitues të rijnë. Po jeni shembull i dështimit. Nuk është faji i jonë që ju nuk po dini, as nuk po doni. Ju i ketë gati”, tha Beqa dule iu drejtuar deputetes së LVV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku.
Deputetja e LVV-së theksoi se Fondi sovran është në përgatitje e sipër dhe se sipas saj, ky Fond do të ndikojë në rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike.
“Fondi sovran është në përfundim e sipër, në strategji është edhe mbyllja e AKP-së, po besoj që nuk i ke lexuar të gjitha shkresat, andaj nuk qëndron ajo që thoni ju. Këto janë të gjitha të dokumentuara. Fondi sovran do të ndikoj direkt në zhvillimin e ndërmarrjeve publike dhe në ringjallejn e tyre që ju i keni vendosur në dy gjunjët. Fondi ka marr kohë sepse është projekt gjigant. Ju e keni tregu mundësin e juaj sa keni qenë”, tha ajo.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se deputetja Sadiku nuk është e duhura që të mbroj LVV-në, pasi sipas tij, është e re në këtë parti.
“Po të jesh në parti dhe të akuzosh që e keni prishur sistemin nuk shkon, po të ishte në LVV gjithmonë do të ishte diçka”, theksoi ai.
Deputetja Sadiku, tha se është e vërtetë që ka qenë pjesë e një partie tjetër po që është larguar nga ajo parti për shkak të parimeve të saj.
“Po është e vërtetë kam qenë asambliste deri në momentin e demarkacionit, kur jam larguar nga AAK-ja, largimin e kam bërë për shkak të parimeve të mia. Babai im ka qenë themelues i partisë në qytet. Nuk kam bërë kalkulime politike, por për parime”, tha ajo.
Komisioni ka diskutuar edhe në lidhje me Raportin për bashkimin e qyteti të Ferizajt. Deputetët u pajtuan që në lidhje më këtë projekt të ftohet për diskutim udhëheqësit e kësaj komune. /EO