Arbëri

PDK-ja çon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran, akuzon Qeverinë për pabarazi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar për vlerësim Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, ka deklaruar se është i bindur se ky ligj do të kthehet pasi sipas tij, Qeveria po përpiqet “me ligje diskriminuese e të pabarabarta të kapë resurset e asetet e ndërmarrjeve”.

“Jemi të bindur që do të duhej të kthehej ky ligj tashmë i miratuar në Kuvend dhe t’i kthehemi normalitetit ekonomik...Dështimet ekonomike që i ka arritur në këto tri vite në këto ndërmarrje, po orvatet të vendosë një superstrukturë menaxhuese për të krijuar pabarazi dhe linja të tjera të kontrollit”, ka thënë Shala.

E, përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu, ka thënë se Ligji për Fondin Sovran i ka 11 nene të papajtueshme me Kushtetutën, ndërsa sipas tij, Qeveria po përpiqet të krijojë monopol.

“Kemi vlerësuar se janë 11 nene që konsiderojmë se janë të papajtueshme me së paku 7 nene të Kushtetutës. Edhe neni për rolin investues të Fondit Sovran e krijimin e ndërmarrjeve të cilat njihen si ndërmarrje private, në këtë mënyrë krijon monopolin, pasi Fondi Sovran do të zgjedhë 2 ndërmarrje sipas dëshirës së tij, do të investojë dhe në raport me to do të ketë diskriminim”, ka shtuar Fetahu para mediave.

Në Kushtetuese për vlerësim e ka dërguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ditë më parë.

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa dhe anëtari i Kryesisë, Berat Rukiqi, thanë se presin vendim në kohë reale.

Të premten e kaluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran. 62 deputetë votuan pro këtij projektligji, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

Të njëjtin veprim ditë më parë e ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ditë më parë, këtë ligj e dërguan në Kushtetuese edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Deputeti Besian Mustafa dhe anëtari i Kryesisë, Berat Rukiqi, thanë se presin vendim në kohë reale.