Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pushteti e opozita përplasen për “ngutinë” për rishikimin e buxhetit

Kuvendi i Kosoves

Foto: Driton Paçarada

Partia në pushtet dhe partitë opozitare janë përplasur të shtunën në seancën e jashtëzakonshme për kërkesën e Vetëvendosjes për rishikim të Ligjit për Buxhetin 2026.

Fillimisht Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, propozoi shmangien nga afatet procedurale duke e cilësuar ligjin si tejet të nevojshëm.

E çështja u kritikua menjëherë nga opozitarët. Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, tha se kjo është shenjë që Qeveria po ndërmerr veprime që e çojnë shtetin drejt zgjedhjeve.

“Nuk ka pasur asnjë qëllim apo veprim serioz në mirëbesim qe vendit ti japë stabilitet funksional. Ky nuk është rishikim... Asnjëherë diçka të tillë s’kam parë as mos pafsha. Më këtë po thuhet jepnani mundësinë që në mënyrë abuzive ta bëjmë keqpërdorimin e parasë publike. Me thjeshtësu, ta blejmë votën”, ka thënë ai duke treguar se PDK-ja nuk e mbështet.

Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike ka thënë se për shkak të “mospërcjelljes së procedurave, LDK-ja do të votojë kundër”. Ndërkaq deputeti tjetër i këtij subjekti, Avdullah Hoti, ka thënë se bëhet fjalë për “abuzim me paranë publike”.

E krim institucional e ka cilësuar rishikimin në këtë mënyrë, Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së. Ai ka thënë se bëhet fjalë për “eksperiment serioz me shtetin”.

Edhe Opozita bllokon pakon kundër inflacionit, me arsyetimin se me të LVV-ja do që të blejë vota LAJMET E MBRËMJES 2 muaj më parë Opozita bllokon pakon kundër inflacionit, me arsyetimin se me të LVV-ja do që të blejë vota

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se rishikimi e prek vetëm Ministrinë e Financave dhe se aty përfshihet pakoja mbështetëse për qytetarët.

“Nëse mendoni se duhet të mbështeten qytetarët në këtë situatë të rënduar nga lufta në Gjirin Persik atëherë duhet ta mbështetni këtë pako që tu dalim në ndihmë qytetarëve”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi zgjedh dy anëtarë të KGJK-së

Seanca e jashtëzakonshme rendit dështimet

Me vetëm një miratim nga katër pika të rendit të ditës, Kuvendi ka mbyllur seancën e...