Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punonjësit e RTK-së ankohen te Veseli për kushtet e rënda

Kryesia e Sindikatës së RTK-së në përbërje të kryetarit Gëzim Bimbashi, nënkryetarit Sllavisha Jovanoviq dhe anëtarit të kryesisë Blerim Ruhani, sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kështu bën me ditur kjo Sindikatë, përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me kushtet e rënda të operimit të Televizionit Publik të Kosovës. SPERTK kërkoi nga kryetari i Kuvendit që sa më parë të futet në rend të ditës ligji i ri për Radio Televizionin e Kosovës, i cili do t’i zgjidhte të gjitha problemet me të cilat përballet RTK-ja, duke filluar nga forma e pavarur e financimit, digjitalizimi, ndërtimi i objektit të ri e që për RTK-në janë çështje jetike të cilat do të garantonin, fillimisht pavarësi editoriale dhe kushte më të mira për kolegët tanë. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, garantoi mbështetjen e plotë të Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së si dhe premtoi që së shpejti ligji i ri i RTK-së do të futet në rend dite për miratim në seancat e radhës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj Sindikate.