Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës (UP) dhe në Qendrën e Studentëve (QS) nuk do të tërhiqen nga greva deri në plotësimin e kërkesave.
262 punëtorët që janë futur në grevë të mërkurën kërkojnë që paga e tyre të rritet nga 250 euro sa i marrin aktualisht, në 400.
Ndonëse u është ofruar një rritje prej 15 për qind, Azemi ka theksuar se kjo është e papranueshme pasi rritja e pagës shkon vetëm në 320 euro, raporton EO.
“Neve na është ofruar një shumë prej 15 për qind rritje të pagave që është për neve shumë qesharake i bie që diku 320 euro dhe në fakt po themi është nënçmim për neve sepse ne në fakt kemi kërkuar që paga jonë të jetë e barabartë me pagën e punëtorëve në sektorin publik që e kryejnë të njëjtën punë” është shprehur Azemi.
-
Punëtorët teknikë e të sigurimit fizik të pakënaqur me pagat, paralajmërojnë grevë
-
Punëtorët teknikë e ata të sigurimit në UP edhe me protestë kërkojnë rritjen e pagave
-
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë të UP-së me protestë kërkojnë rritjen e pagave
-
Punëtorët teknikë të UP-së hyjnë në grevë
-
Punëtorë të katër sindikatave të sektorit privat të pakënaqur me pagat