Ndryshe nga qindra protestues të grumbulluar në Prishtinë dhe në Han të Elezit, shumica e qytetarëve të Kosovës, 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, e kanë “konsumuar” si festë, shkruan sot Koha Ditore.
Protesta e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e organizuar në qendër të Prishtinës, përveç anëtarësisë ka grumbulluar edhe disa pjesëtarë të shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës. Protestuesit kanë brohoritur: “Qeveri boll më! Zbato ligjet”, teksa kanë kërkuar siguri në punë, respektim të orarit të punës e shumë të drejta të tjera të punëtorëve.
Avni Hajdini, kryetar i BSPK-së, ka kërkuar që të përmirësohen kushtet e punëtorëve dhe të mos shkelen ligjet që ua mbrojnë të drejtat e tyre.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
-
1 Maji si festë: Nga Parku i Gërmisë, qytetarët ua qajnë hallin punëtorëve
-
Në protestën kundër kapitalizmit, Policia arreston disa pjesëmarrës
-
Punëtorë të sektorit privat paralajmërojnë: “O drejtësi, o s’ka qetësi”
-
Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me paga të ulëta e çmime të larta