Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon protesta e punëtorëve

11:50 - Ka përfunduar protesta e BSPK-së.

Punëtorët, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorit, kanë kërkuar respektim të të drejtave të tyre, respektimin e orarit, pagë minimale 250 euro dhe sigurime shëndetësore për punëtorët.


Punëtorët më 1 Maj nuk festuan, por protestuan

11:39 - Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorit, sivjet në Kosovë është protestuar.

Avni Ajdini, kryetar i BSPK-së, ka përsëritur kërkesat e punëtorëve për pagë minimale 250 euro, për respektim të orarit e për sigurime shëndetësore.

Ai ka thënë se BSPK do të marrë edhe masa të tjera nëse qeveria nuk respekton kërkesat e tyre.

Edhe Punëtorët më 1 Maj nuk festuan, por protestuan Video Punëtorët më 1 Maj nuk festuan, por protestuan

Ka thënë se punëtorët në Kosovë janë të diskriminuar në shumë aspekte.


Nis protesta e punëtorëve për 1 Maj

Ka nisur protesta e punëtorëve në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorit, 1 Maji.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës me këtë protestë kërkon nga institucionet të zbatohen një varg kërkesash për punëtorët.

Protesta ka filluar tek Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë drejt Teatrit Kombëtar, tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Edhe Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë Arbëri Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë

“Qeveri boll mo” është motoja e protestës së sotme.

{gallery}