Sot nga ora 08:00 e mëngjesit pothuajse për një orë është ndërprerë qarkullimi i trenave për udhëtarë në hekurudhat e Kosovës, Trainkos, nga punëtorët e saj në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave për muajin prill.
Haxhi Xhemajli, nënkryetar i sindikatës së punëtorëve të hekurudhave të Kosovës, Trainkos ka thënë se për një orë kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave të muajit prill në këtë ndërmarrje.
Ai ka paralajmëruar protesta edhe për ditën e martë, nëse pagat nuk i marrin deri të hënën, përcjell kp.
Naim Neziri, zëvendës kryeshef i Trainkos protestuesve u ka premtuar se shumë shpejt do të realizohet paga e muajit prill, ngase sipas tij, është arritur një marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës për pagesën e shpenzimeve të kësaj ndërmarrjeje.
Megjithatë, ai nuk ka treguar asnjë dokument të kësaj marrëveshje apo shumën e premtuar nga Ministria, por shtoi se për këta 250 punëtorë, për pagën e prillit ju duhen 135-140 mijë euro.
Me përfundim të protestës, trenat kanë filluar të qarkullojnë.
-
Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos” në grevë, shkak pagat
-
Mungesa e pagave të shtatorit e tetorit detyron punëtorët e “Infrakosit” të protestojnë
-
Për mungesë të pagave, punëtorët e “Trainkos-it” bllokojnë qarkullimin e trenit
-
Punëtorët e hekurudhave të premten protestojnë për pagat
-
Punëtorët e RTK-së mbajnë grevë njëorëshe për mungesën e pagave