Sindikata e Pavarur e Hekurudhave – Trainkos i ka dhënë kohë menaxhmentit të kompanisë deri të enjten më 17 maj që të bëjë pagesën e pagave për punëtorët për muajin prill.
Kjo sindikatë ka vendosur që të premten, më 18 maj, të mbahet një protestë njësorëshe në stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë ku do të ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë – Pejë, në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.
“Kjo është vetëm një masë paralajmëruese për veprimet e tjera sindikale të cilat do të pasojnë pas datës 18.05.2018”, thuhet në reagimin e sindikatës së punëtorëve të Trainkosit.
Kjo sindikatë thotë se s’ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga menaxhmenti i kompanisë lidhur me arsyen e vonesës së pagave për muajin prill.
-
Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos” në grevë, shkak pagat
-
Për mungesë të pagave, punëtorët e “Trainkos-it” bllokojnë qarkullimin e trenit
-
Punëtorët e Trainkos me protesta kërkojnë pagën e prillit
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos”, ultimatum ndërmarrjeve për rritje të pagave