Sindikata e Hekurudhave të Kosovës ka njoftuar hyrjen në grevë dyditore për shkak të dështimit të dialogut me punëdhënësin lidhur me kërkesën për rritje të pagave, të cilat, siç ka thënë, nuk janë ndryshuar që prej 15 vitesh.
Sindikata theksoi se kjo masë është ndërmarrë për të ushtruar presion ndaj autoriteteve përgjegjëse, me qëllim realizimin e kërkesave të kahershme të punonjësve.
“Më 12 dhe 13 qershor 2025, nuk do të qarkullojë asnjë tren në territorin e Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të sindikatës, trenat do të rifillojnë punën të shtunën dhe të dielën, më 14 dhe 15 qershor.



Artikuj të ngjashëm
-
Punonjësit e “Trainkos” e “Infrakos”, ultimatum ndërmarrjeve për rritje të pagave
-
Trainkos thotë se vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore që e fitoi tenderin
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën
-
Grevë 48-orëshe në transportin publik në Gjermani, miliona udhëtarë të prekur
-
S’ka grevë në “Trafikun Urban”