Punëtorë të ndërmarrjes hekurudhore “Infrakos’’, gjatë së premtes u mblodhën për të protestuar në shenjë pakënaqësie me menaxhmentin aktual.
Për 1 orë në mëngjes, ata bojkotuan punën për shkak se nuk kanë marrë pagat e dy muajve të fundit, derisa kanë kanë kërkuar edhe shlyerjen e borxhit të trustit pensional.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas punëtorëve, shumë kërkesa të tyre kanë mbetur të papërmushushura nga menaxhmenti, çka edhe i ka shtyrë ata të protestojnë, raporton KTV.
Hysen Nikçi, kryetar i Sindikatës së Pavarur “Infrakos’’ thotë se menaxhmenti ka keqpërdorur edhe resurset zyrtare, derisa borxhi ndaj punëtorëve ka vazhduar.
E të njëjtat pakënaqësi i kanë shprehur edhe punëtorë të tjerë të kësaj ndërmarrjeje, të cilët thanë se punën e bëjnë në kushte të vështira, derisa kontributi i tyre nuk po merret parasysh nga menaxhmenti.
Punëtorët thanë se në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen, protestat do t’i vazhdojnë edhe gjatë javës tjetër, në orar më të zgjatur se një orë.
Punëtorët e ndërmarrjes hekurudhore “Infrakos’’ kishin protestuar edhe disa muaj më parë, për të njëjtën problematikë.