Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë të cilët tani veçse kanë nisur protestën një orëshe, që e kanë paralajmëruar ditë më parë.
Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta po ashtu po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.
Protesta nisi në shenjë proteste për mos-rritjen e koeficientit dhe mos-barazimin e tyre me Policinë e Kosovës siç u kishte premtuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Zenun Sadikaj, kryetar i Sindikatës, ka thënë se po ndihen të tradhtuar.
Gardianët aktualisht po mbajnë pankartat me mbishkrimet “Kërkojmë koficient të njëjtë me Policinë e Kosovës", "Ministër se mbajte premtimin" etj.