Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e RTK-së kërkojnë përfshirjen në pagën e 13-të

rtk-protesta

Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) ka kërkuar trajtim të barabartë për punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), duke insistuar në përfshirjen e tyre në pagesën e 13-të për vitin 2026.

Përmes një reagimi të martën, SPERTK thekson se sipas buxhetit për vitin 2026 punonjësit e RTK-së janë lënë jashtë këtij mekanizmi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sindikata vlerëson se kjo krijon pabarazi mes punonjësve të institucioneve të financuara nga buxheti i shtetit, duke theksuar se RTK-ja, si media publike, financohet po ashtu nga fondet publike dhe kontribuon drejtpërdrejt në informimin e qytetarëve.

SPERTK ka kërkuar përfshirjen e RTK-së në mekanizmin ligjor dhe buxhetor të pagës së 13-të, miratimin e një akti ligjor ose vendimi administrativ që e rregullon këtë çështje në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe njoftimin zyrtar të sindikatës për vendimin përfundimtar brenda një afati të arsyeshëm.

“Kjo kërkesë u është drejtuar institucioneve kryesore shtetërore, përfshirë Kryeministrin, Ministrinë e Financave dhe Komisionin për Buxhet dhe Transfere të Kuvendit”, thuhet në reagim.

Në reagim, SPERTK paralajmëron se, nëse nuk ka përgjigje konkrete dhe të dokumentuar, do të ndërmarrë të gjitha mjetet ligjore sindikale për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.