Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë protestojnë për mungesë të ajrit dhe kondicionerëve brenda objektit

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë kanë dalë jashtë zyrave të tyre dhe po qëndrojnë në oborr si protestë ndaj kushteve brenda objektit.

Kërkesë e tyre është të lejohet hapja e dritareve të objektit për shkak të ajrit të rënduar dhe mungesës së oksigjenit.

Një nga punëtorët i cili nuk ka dashur të identifikohet ka thënë se alivanosja e tre personave në prokurori brenda pak ditëve tregon se brenda objektit nuk ka oksigjen të mjaftueshëm.

Sipas tij, gjatë verës, temperaturat në secilën zyrë kanë qenë mbi 30 gradë celsius.

KOHA para disa ditëve ka raportuar për mungesën e kondicionerëve brenda objektit.

Problemi me ajrim ka përcjellë objektin që prej finalizimit të ndërtimit të tij në vitin 2014.

Edhe Mosfunksionimi i kondicionerëve ndërlikon punën në Pallatin e Drejtësisë Arbëri Mosfunksionimi i kondicionerëve ndërlikon punën në Pallatin e Drejtësisë

Ndërtimi i objektit të Pallatit të Drejtësisë kishte nisur në fundqershorin e vitit 2011 dhe ka zgjatur për tre vjet. Projekti ishte bashkëfinancim i Komisionit Evropian dhe i Qeverisë, teksa ka kapur një kosto të përafërt prej 30 milionë eurosh.