Punëtorët e larguar nga KEDS-i për rreth një orë kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ata kanë dorëzuar edhe një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore ndaj menaxhmentit të kompanisë KEDS.
Avokati Nasuf Hasani, u shpreh se kanë dorëzuar një kallëzim penal ndaj drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompanie i cili nuk është duke i zbatuar vendimet e gjykatës për këta punëtorë, që sipas tij, parasheh kthimin e tyre në punë.
Ai kërkuar nga Prokuroria Themelore që të reflektojë sa më shpejt në këtë drejtim, transmeton ksp.
Shaban Marovci, punëtor i larguar që punonte në distribucionin e Gjilanit u shpreh se rreth 93 punëtorët janë të larguar dhe se kanë fituar dy seanca gjyqësore ndaj menaxhmetit të KEDS-it.
Ai shtoi se nga puna janë larguar pa asnjë arsye, ndërsa paralajmëroi se nuk do të ndalen deri sa të kthehen në vendet e tyre të punës.
-
Punëtorët e larguar të KEDS-it me protestë kërkojnë kthimin në punë
-
Punëtorët e larguar të KEDS-it protestojnë për mosrespektimin e vendimit të gjykatës për kthim në punë
-
Protestojnë punëtorët e larguar nga puna nga KEDS-i
-
Kushtetuesja brenda javës pritet të vendosë për çështjen e ish-punëtorëve të KEDS-it
-
Punëtorët e larguar nga KEDS-i protestojnë para Gjykatës Kushtetuese