Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e ATK-së nesër në grevë, ndërpriten shërbimet për 3 orë

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), njofton se pasi Ministria e Financave nuk i ka marrë për bazë kërkesat e saj, nesër do të rinisë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatmipaguesit.

Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.

Para disa javësh, punëtorët e ATK-së, për të njëjtat arsye kishin mbajtur grevë, duke i ndërprerë shërbimet për një orë. Tash greva do të zgjatet në tri orë. \ ksp

 

Artikuj të ngjashëm