Nis greva e punëtorëve të ATK-së

Nis greva e punëtorëve të ATK-së
Në orën 10:00, ka nisur greva e punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës. Greva është paralajmëruar se do të zgjasë një orë dhe gjatë kësaj kohe do të ndalen shërbimet për tatimpaguesit.
Sipas Sindikatës, që i ka vënë disa kushte Qeverisë, kjo grevë është paralajmërim për masat më të rrepta që do të merren në vazhdim.
Grevë 1-orëshe, ndërpriten shërbimet për tatimpaguesit
Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës do të mbajnë sot grevë 1-orëshe në shenjë pakënaqësie për “kushtet e punës, statusin e agjencisë” e të tjera.
Greva do të nisë në orën 10:00, dhe sipas Sindikatës së Punëtorëve të ATK-së për këtë kohë do të ndalen të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.
Sindikata e ATK-së ka paralajmëruar masa më të rrepta nëse Qeveria nuk plotëson kushtet që ka paraqitur.
“Krijimi i kushteve të punës; Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës nga: ‘Agjenci ekzekutive’ në ‘Agjenci me status të veçantë’; Kompensimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake); Përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafit të ATK-së, (është hera e dytë që fillimisht aprovohet një shtesë për një pjesë të stafit, pastaj anulohet me vendim te Qeverisë, vendimin nr.01/69 i datës 15.03.2021, ku ishin paraparë mjetet për zyrtarët e Administratës Tatimore)”, janë disa prej kushteve të Sindikatës së ATK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Moti në Kosovë

Sijarina: Po tentojmë ta rrënojmë mendësinë që po rezulton e dhunshme

Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës

Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë, IKSHPK-ja me thirrje për qytetarët që të mos dalin në qytet

Townsend: Ballkani të mos mbetet larg vëmendjes së SHBA-së dhe BE-së

Vrasjet brutale të grave në Ballkan ngrenë alarm për lëshimet në sistem

Gjinovci për rezultatin në “PISA 2022”: Qeveria duhej të mbante mbledhje urgjente

Osmani: Në COP28 u prezantua vizioni i Kosovës përmes projekteve inovative

Batalioni italian nga Forca Rezervë e NATO-s vendoset në Kosovë

Koci: Kushdo që e përmend Kanunin, duhet të procedohet penalisht

Kosova rrezikon anëtarësimin në KiE nëse nuk i adreson gjetjet e raportit
