Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga e hëna ka filluar grevën me orar të plotë, raporton Ekonomia Online.
Arlinda Bajraj i tha Ekonomia Online përmes telefonit se për shkak që të hënë është shpallur ditë zie për nder të 10 personave që humbën jetën në aksident duke ardhur nga Kroacia, mediet do të njoftohen me kohë nëse do të kenë konferencë për medie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre si krijimi i kushteve të punës, propozimi për ndryshimin e statusit të ATK-së dhe kompensimet tjera të shpenzimeve sipas kërkesave paraprake.
Ndryshe Sindikata e punëtorëve të ATK-së nga java e kaluar kanë filluar grevën por jo me orar të plotë./EO