Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punën me gylenistët në Kosovë e kryen shërbimet sekrete të Kosovës e Turqisë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës, mëngjesin e së premtes mbetën pa drejtues.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, kërkoi nga Flamur Sefaj e Driton Gashi lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia, pas skandalit të deportimit të fshehtë të 6 shtetasve turq nga Kosova.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka informuar deputetët se si ka rrjedhur bashkëpunimi AKI – MPB për aksionin që tha se nuk kishte njohuri.

E kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kishte bërë çmos pasi ka marrë vesh, edhe kishte menduar të niset edhe drejt aeroportit.

Në Kuvend, është kërkuar përgjegjësi për ngjarjen dhe ajo është komentuar si një hap prapa për Kosovën. Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar zgjedhje.

Pas fjalimeve të deputetëve, krerët e shtetit janë mbledhur në një takim në periferi të kryeqytetit.

Edhe Çka i parapriu dorëheqjes, së vonuar, të shefit të AKI-së Arbëri Çka i parapriu dorëheqjes, së vonuar, të shefit të AKI-së

Pas takimit ku u tha të ketë marrë pjesë edhe presidenti Thaçi, i vetmi që foli ishte kryetari i Kuvendit e i PDK-së, Kadri Veseli, që ngjarjen e quajti një gabim që nuk do të përsëritet.

Sipas Veselit, shkarkimi i Sefajt e Gashit kanë qenë vetëm masat e para, duke shtuar se ngjarjes do t’i shkojnë deri në fund.