Drejtori i AKI-së ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Lirimin e saj, Driton Gashit ia kishte kërkuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq javë më parë nga Kosova.
Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ia ka ofruar dorëheqjen e kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton KTV.
Lajmi është konfirmuar për KTV-në nga zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.
Ajo ka thënë se ka disa ditë që Gashi e ka dorëzuar pozitën e tij, por të martën e ka përfunduar punën.
Driton Gashit i ishte kërkuar ta lirojë pozitën javë më parë, pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova.
Por, krahasuar me ministrin e Brendshëm, Gashi nuk e kishte liruar pozitën e pëlqimin për këtë nuk e kishte dhënë as presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Edhe
Shefi i AKI-së jep dorëheqje
Në Zyrën e tij patën thënë se presidenti nuk e përkrah kërkesën e kryeministrit pa përfunduar hetimet dhe pa parë cila ka qenë përgjegjësia e AKI-së për aksionin.
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, kishte falënderuar inteligjencën kosovare për aksionin.
Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet nga presidenti në koordinim me kryeministrin e Kosovës dhe ai shërben si këshilltar për siguri i të dy zyrtarëve shtetërorë.