Analisti politik, Shqiprim Pula, ka vlerësuar se përplasjet në mes të pushtetit dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e dialogut janë të panevojshme.
Ai të hënën në emisionin “Interaktiv”, të KTV-së, ka theksuar se për tema që janë vitale për shtetin, nuk do të duhej të kishte fare oponencë në Kuvend.
“Përplasja në Kuvendin e Kosovës konsideroj që është e panevojshme, për temën që kanë diskutuar, arsyeja pse po e them e panevojshme është se do të duhej parë si një mundësi e një debati të mirëfilltë, e një debati shumë transparent, një debati me shumë argumente, për një temë e cila është vitale për ardhmërinë e shtetit të Kosovës dhe në këtë mënyrë nuk do të duhej të kishte oponencë fare nga partitë parlamentare në Kuvend”, është shprehur Pula.
Ai ka thënë se kohët e fundit ka një dinamikë të re në procesin e dialogut.
“Trafiku diplomatik që po ndodh në muajt e fundit, në veçanti nga shtatori i viti që e lamë pas e këndej, ka përshpejtuar hapat edhe ka nxitur dhe provokuar gatishmërinë e gjithë spektrit në Kosovë për tu dakorduar për arritjen e një marrëveshje rreth planit evropian, që në copëza ka dalë në publik”, ka theksuar Pula, duke shtuar se është fatkeqësi që ai nuk është publikuar si i tërë.
-
Pula: Spektri politik të bashkohet për t’i bërë ballë Serbisë
-
KDI: Të papranueshme përplasjet politike të shndërruara në përplasje fizike
-
Abazi për seancën e sotme të Kuvendit: Një nismë për dialogun, që është e domosdoshme
-
Vela: Diskutimet e ish-opozitës për reflektim të brendshëm, në momentin më të keq të mundshëm
-
Gruda në Kuvend: Kjo seancë është antikushtetuese