Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Abazi për seancën e sotme të Kuvendit: Një nismë për dialogun, që është e domosdoshme

Kryetari i Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, Haki Abazi, në emisionin “Tempus” në KTV tha se seanca e së hënës në Kuvendin e Kosovës, ishte një nismë brenda Kuvendit për dialogun Kosovë-Serbi, e cila është e domosdoshme.

Sipas tij, vatra e dialogut herë bie në Bruksel e herë brenda Kosovës, në veri apo përplasjet brenda spektrit politik.

“Debati ishte i mirëseardhur, në shijen time jo mjaft i thelluar ende, edhe pse pritet të vazhdojë meqë pjesa e pasdites u ndërpre, por unë shoh domosdoshmërinë absolutisht edhe të momentit politik por edhe të rrethanave të krijuara, që ky thellim të shkojë deri tek eventualisht ngritja mbi nivelin partiak, sepse kjo çështje nuk ka të bëjë fare me një parti ose me një gjeneratë të politikanëve, ka të bëjë me fatin e vendit tonë, organizimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe proceset që na presin. Gjithsesi, ishte një nismë brenda Parlamentit për dialogun Kosovë-Serbi, që ishte e domosdoshme”, tha Abazi.