Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bëjë një hap përpara për daljen nga kriza aktuale në veri.
Abazi në një konferencë për medie të mbajtur të premten, ka theksuar se reagimet nga zyrtarët amerikanë për shprehjen e zhgënjimit për Kosovën, janë fatkeqësi.
“Është fatkeqësi që kemi qëndrime të cilat janë të qarta sa i përket targave dhe asociacionit. Unë mendoj se kemi një vendim të Gjykatës Kushtetues e cila na jep mundësi të bëjmë një ecje përpara drejt negociatave për një organizim të komunave që fatkeqësisht është pranuar të kaluarën. Mirëpo ajo nuk duhet të ketë asnjë kompetencë ekzekutive. Tani në këtë situatë ku gjendemi sot duhet patjetër që ne të bëjmë lëvizjen e parë... Alarmi që ngritët dhe problemi që shtrohet është çështja sa e kemi lënduar marrëdhënien tonë me aleatët ndërkombëtarë dhe pse na ka ardhur situata në këtë moment ku jemi tani. Kjo situatë ka ardhur edhe si pasojë e degradimit të fuqisë negociuese të Kosovës dhe kornizimit të gabuar të dialogut që Kosova i është nënshtruar në vazhdimësi”, ka thënë ai.
Ai kërkoi unitet mes gjithë spektrit politik për procesin e dialogut me Serbinë.
Abazi që është kryetari i Komisionit parlamentar për punë të jashtme, ka deklaruar se nga kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi është injoruar lidhur me politikën e jashtme. / ksp
Abazi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për punë të jashtme në Kuvend, tha se i ka ofruar kryeministrit Albin Kurti, ekspertizën e tij për marrëdhëniet me ShBA-në, mirëpo, sipas tij është refuzuar vazhdimisht.
Ai ka thënë se ka përgatitur edhe një strategji për vizitën e tij të parë në ShBA, mirëpo ajo nuk ishte përfillur.
Edhe
Abazi i AAK-së: Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë
“Edhe për ShBA-në, siç e keni pa në vizitën dyjavore të kryeministrit, por edhe në raportet me BE-në, të dyja oferta janë refuzuar në vazhdimësi. Madje ka pasur raste kur zëvendëskryeministri, pa më njoftuar si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, ka zgjedhur anëtarë të tjerë të komisionit për të marrë pjesë në takime të rëndësishme. Nuk e kuptoj pse, sikur të ishin rezultate pozitive dhe marrëdhëniet e mira do të kisha kuptuar, por rrjedha pas 1 vit e gjysmë është në disfavorin tonë... Po ashtu i kisha propozuar kryeministrit Kurti që të përgatisja edhe strategjinë për vizitën e tij në ShBA, natyrisht duke u bazuar në punën time 20-vjeçare në institucione në ShBA, por edhe kjo ishte refuzuar në atë kohë. Jam i bindur se po të jetësohej ajo strategjie do të kishim krejt një tjetër rezultat nga ajo në Twitter dhe raportet publike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes.
Krahas kësaj, Abazi kërkoi unitet mes gjithë spektrit politik për dialogun me Serbinë dhe politikën e jashtme. “Duhet një dialog i brendshëm ndërpartiak, përfshirë dhe akademinë dhe shoqërinë civile, për të krijuar kohezionin dhe konsensusin për temat e interesit kombëtar. Sa herë kemi qenë të bashkuar dhe të fokusuar në gjërat që na bashkojnë, kemi dalë edhe me rezultate pozitive, por edhe kemi treguar seriozitetin e funksionimit si shoqëri shtetformuese dhe kredibile për partneritet. Pa u vonuar na duhet dialogu për unitet politik për tri tema: Dialogun me Serbinë, energjinë dhe politikën e jashtme - marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, ka theksuar ai.
Abazi sërish u shpreh kritik ndaj Kuvendit për siç tha, sabotim në formimin e grupit të deputetëve të gjelbër. / ksp
-
SHBA: Dera e hapur për rifillimin e bashkëpunimit, kërkohen hapa konkretë nga Kurti
-
Kurti për pezullimin e Dialogut Strategjik: S’mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit në veri
-
Kurti: Disa diplomatë amerikanë vlerësojnë se s’po ju ndihmojmë që ta shkëpusin Serbinë nga Rusia
-
SHBA-ja kërkoi ndërrim kursi, Kosova ende pa sinjale për ndryshim