Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazi thotë se Kurti kërkoi shkarkimin e tij: Do të publikoj video të skandaleve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urdhëruar që Kuvendit t’i kërkohet shkarkimi i Abazit nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka njoftuar se të enjten nga ora 10:00 do të mbajë konferencë për media në hollin e Kuvendit, ku do të flasë lidhur me këtë urdhër.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhrin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se në këtë adresim për media do të fasë edhe për audio dhe videoincizime lidhur me këtë urdhër.

“Nesër po ashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, është shprehur Abazi.

Image