Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abazi zëvendësohet si kryetar i Komisionit për punë të jashtme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimin e Vetëvendosjes për ta zëvendësuar deputetin Haki Abazi si kryetar të Komisionit Parlamentar për punë të jashtme me deputeten Arbëreshë Kryeziu.

Votimi për zëvendësimin e tij u bë në ditën kur Abazi doli me akuza të rënda për partinë e tij për rastin Dehari e “ngufatje të zërit të deputetëve”. Vetë Abazi e paralajmëroi iniciativën për shkarkimin e tij një ditë më parë dhe në konferencën e së enjtes. Abazi ka thënë se shkarkimi i tij bëhet me urdhër të kryeministrit Albin Kurti për shkak të shfaqjes së pakënaqësive.

53 deputetë votuan pro ndryshimit, ndërsa 9 abstenuan.

https://www.koha.net/arberi/366025/abazi-thote-se-ekzistojne-video-qe-tregojne-kush-i-zhduki-mostrat-e-rastit-dehari/