Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haki Abazi ndërron ulësen në Kuvend

Deputeti Haki Abazi ka ndërruar ulësen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka zënë vend pas deputetëve të Grupit Parlamentar të AAK-së.

Abazi është ulur afër deputetit të larguar nga LVV-ja, Fatmir Humolli.

Gjatë ditës së mërkure, shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar për Kohën se Lëvizja Vetëvendosje ka votuar unanimisht për largimin e Abazit nga Grupi Parlamentar, ndërkaq Abazi ka mohuar se ka marrë një njoftim të tillë.

Image
Image
Haki Abazi ka ndërruar ulësen në Kuvend

 

Artikuj të ngjashëm