
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka deklaruar se faktori shqiptar duhet të unifikohet në raport me Serbinë, pasi sipas tij, Kosova nuk duhet të bëjë gabime në dialog.
Ai ka deklaruar të enjten në Konfrontin e KTV-së se Kosova po çalon dhe ka një polarizim të brendshëm kundrejt Serbisë, pasi sipas tij, përçarja po e bën Kosovën të paqëndrueshme.
“I gjithë spektri të bashkohet dhe t’i bëjë ballë Serbisë e të tjerëve që duan të gjymtojnë Kosovën, ne duam të ndërtojmë republikën që e duam, e jo të tjerët. Ata (ndërkombëtarët) tentojnë t’i përmbushin detyrat sipas mandatit, e ne zhvillojmë jetën lehtësisht mund të rrëshqasim në gabime. Nëse në të kaluarën kemi bërë gabime, s’duhet të vazhdojmë t’i bëjmë ato gabime”, ka shtuar ai.
- Për një commonwealth shqiptar
-
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Kallas: Palët të kthehen në Bruksel sa më shpejt
-
Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë - Serbi
-
Pula: Asociacioni do të nënkuptonte Serbi brenda Kosovës
- Zëri i qytetarëve është dëgjuar, tani duhet të veprojnë politikanët - së bashku