Instituti Demokratik i Kosovës i ka quajtur të papranueshme përplasjet në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një komunikate për media, KDI-ja ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u shoqërua nga skena të papranueshme të dhunës.
“Një Kuvend, puna parlamentare e të cilit është mbushur me fyerje e ofendime, pa debate përmbajtjesore, kulmoi sot në skena të shëmtuara të konfrontimeve fizike. Imazhet sikurse këto janë rezultat i një klime joparlamentare, të cilës të gjithë aktorët politik parlamentar, pa dallim, duhet të mos i kontribuojnë. U bëjmë thirrje të gjithë partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të distancohen nga kjo klimë dhune që prodhoi skena të papranueshme brenda Kuvendit”, thuhet në reagimin e KDI-së.
KDI-ja ka thënë se dhuna, asnjëherë, përballë çfarëdo situate nuk mund të jetë mjet politik dhe në asnjë kontekst nuk mund të përligjet sikurse kjo e sotshmja.
“Po ashtu, kërkojmë nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj ndaj akterve të përfshirë në dhunë”, thuhet në njoftim.
-
Dënohet ashpër përleshja fizike mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar në Kuvend
-
Osmani: Përdorimi i dhunës fizike është dëmi më i madh që mund t’u bëhet institucioneve
-
Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së
-
Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së
-
KDI: Deputetët t’i drejtohen Kushtetueses, ka tejkaluar rrafshi i mosmarrëveshjeve politike