Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

tensione

Tensione në Kuvend ka pasur të mërkurën në mesditë, gjatë aktiviteteve të Kuvendit me qytetarët. Deputetët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës, kanë penguar deputetët dhe figura të Vetëvendosjes në sallën e Kuvendit.

Sa herë që deputetët e VV-së janë afruar për të folur me qytetarët në aktivitetin e hapur, deputetët e PDK-së kanë brohoritur dhe kanë protestuar duke u kërkuar të mbajnë seancën konstituive.

Në disa momente ka pasur raste kur deputetë të opozitës kanë bërë përpjekje për t’i nxjerrë nga salla ata të VV-së.

Lexo përditësimet tjera
PDK-ja e Aleanca mblidhen në Kuvend

PDK-ja e Aleanca mblidhen në Kuvend

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës po qëndrojnë në sallën e Kuvendit, duke bërë...