Pikërisht në ditën kur Hashim Thaçi kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës, dy gazetarë të famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, kanë publikuar librin biografik me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe.
Libri i cili ka ngjallë debat në Kosovë, tash e tutje mund të blihet nëpër libraritë në mbarë botën dhe është botuar fillimisht në gjuhën angleze.
Në fotot që ka siguruar KosovaPress, shihen disa kopje të këtij libri, i cili përmbledh jetën private dhe publike të Thaçit.
Dy gazetarët e famshëm britanik, për një kohë të gjatë kanë intervistuar Thaçin dhe personalitete tjera botërore. Ky libër më herët është thënë se do të promovohet fillimisht në Washington, Londër dhe Bruksel, më pas edhe në qendra tjera botërore.

- Anatomia e një gënjeshtre (3)
-
Hargreaves: Njohja e Sirisë forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës
-
A është Hashim Thaçi i pafajshëm?
-
Musa: Mbi 29 mijë faqe materiale mund ta vonojnë edhe më tej aktgjykimin në Hagë
-
Shala: Thaçi u ofroi dorëheqjen ndërkombëtarëve pas publikimit të raportit të Dick Martyt