Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua gjatë një takimi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të shtunën në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.
Projekti i ri parasheh që Porti i Durrësit të ketë një zgjatim deri në Prishtinë me një port të ashtuquajtur të thatë, që shërben si një terminal intermodal të brendshëm në këtë rast i lidhur drejtpërdrejt me Durrësin.
Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, një vepër madhështore, me ndikim të shtrirë në të gjithë rajonin.
Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.
“Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”./ A2News
MIRËMËNGJES ?MIRËMËNGJES ? dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030??, ju uroj një fundjavë të mbarë?
Posted by Edi Rama on Friday, May 20, 2022
-
Si do të duket “Dubai shqiptar”
-
Rama diskuton me Cameronin për Kosovën: Britania do përfundim të suksesshëm të dialogut
-
Amfiteatri 2700-vjeçar i Durrësit drejt rivitalizimit
-
Porti i jahteve në Durrës, nënshkruhet marrëveshja për investimin dy miliardë dollarësh
-
Rama të mërkurën takon Stoltenbergun, pritet të flasin për bazën e NATO-s në Durrës