Është nënshkruar të mërkurën marrëveshja mes dy kompanive që do të ndërtojnë portin e jahteve të Durrësit, investim ky prej dy miliardë dollarësh.
Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua mes “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, shkroi TCH.
“Ne do të krijojmë një gjë kaq të veçantë që kur njerëzit të vijnë, të mos duan të largohen kurrë”, premtoi Investitori, Muhammed El Alabbar.
Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Marina e Durrësit do të hapi rrugën për gjithë bregdetin shqiptar, jo vetëm për Durrësin.
“Kontrata do të jetë përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë spekuluar e nuk kanë lënë gjë pa thënë për këtë projekt që është një nga projektet që do të ndryshojë jo Durrësin por Shqipërinë përgjithmonë. E tha zoti Alabbar, këtu nuk është e 12 mijë vendeve të reja të punës, vende cilësore. Këtu nuk është çështja e mbi 1000 jahteve që vijnë e që sjellin konsumatorë në Durrës, që do të ngrenë jashtëzakonisht shumë nivelin e konsumit, se kjo është ajo për të cilën ne kemi nevojë, që turizmi ynë të kalojë në një nivel tjetër”, është shprehur ai.
Marrëveshja do të kalojë në Parlament, ku duhet të votohet nga një shumicë e thjeshtë. /TCH
-
Si do të duket “Dubai shqiptar”
-
Publikohen pamjet e projektit për portin e ri të Durrësit dhe lidhjes me Prishtinën
-
Shqipëria firmos me SHBA-në marrëveshje për gazin në vlerë prej 6 miliardë dollarësh
-
Raportohet se Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit
-
Ulqinakët presin që miliarderi arab të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet