Kryeministri i Shqiprëisë, Edi Rama, ka publikuar një video të bërë nga dronët e Forcave Ajrore shqiptare ku shihet një moment i zjarrvënies së qëllimshme.
Rama në një postim në Facebook ka thënë se të ndezësh një zjarr me qëllim jo vetëm që është krim, por është tradhti. Pamjet janë bërë nga droni Bayraktar.
“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal. Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme”, thuhet në postimin e Ramës në Facebook.
VIDEO:
-
Rama: Shqipëria do të prodhojë mjete të blinduara e dronë luftarakë
-
Rama për djegien e karrigeve të Kuvendit: Ne përpiqemi të shërojmë, ata shkatërrojnë
-
Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Trump: Irani shkeli armëpushimin