Një pako vezësh e importuar nga Shqipëria kushton 1 euro e 50 cent, ndërsa në Shqipëri çmimi i vezëve është edhe njëherë më i lartë, që arrin shumën mbi 3 euro, raporton KTV.
Çmimi kaq i ulët i shitjes së vezëve në Kosovë përbën shqetësim për Shoqatën e Shpendtarëve të Kosovës. Sipas kryetarit Agim Sahiti, ky çmim tregon edhe cilësinë që mund ta kenë vezët e importuara nga Shqipëria, andaj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet t’ia bëjë analizat e domosdoshme secilës vezë.
Por, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se çmimin nuk e përcakton Agjencia, ndërsa janë bërë të gjitha analizat e duhura. Shoqata e Shpendtarve është shprehur se do të kërkojë takim edhe me zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, pasi që ndonëse marrëveshja për tregti të lirë e ndalon dampingun, në rastin e vezëve nga Shqipëria kjo po ndodh. Damping nënkupton shitjen e prodhimeve jashtë vendit me çmime më të ulëta se sa në tregun vendor.
-
Prodhuesit nga Kosova po protestojnë kundër importimit të vezëve nga Shqipëria
-
Nga Shqipëria në Kosovë po vjen teprica e vezëve, fermerët sërish në protestë
-
Shpezëtarët: Po presim analizat nga AUVK-ja për vezët nga Shqipëria
-
Protestohet kundër vezëve të dyshimta të Shqipërisë që në Kosovë po shiten më lirë se atje
-
Fluturojnë, fluturojnë... çmimet