Shoqata e Shpendarëve të Kosovës do të protestojë nesër para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, me dyshimin për cilësinë dhe pakënaqësinë rreth vezëve që vinë nga Shqipëria në Kosovë.
Anëtari i bordit të shoqatës dhe fermeri, Sabit Rama, ka thënë për Kosovapress, se protesta do të fillojë në ora 09:00.
Ai ka thënë se dyshojnë në cilësinë e vezëve të Shqipërisë.
“Si ka mundësi 30 kokrra vezë në Shqipëri të shiten 3 euro, ndërsa vezët që vinë nga ky vend në Kosovë, shiten 1 euro e 49 centë”.
Sipas tij, Dogana dhe AUVK-ja nuk kanë bërë kontrolle të këtyre vezëve. Ky çmim sipas Ramës, po dëmton edhe vendorët.
“Dëmi i prodhuesve vendorë është diku 15 mijë euro në ditë”, tha Rama.
Artikuj të ngjashëm
-
Prodhuesit nga Kosova po protestojnë kundër importimit të vezëve nga Shqipëria
-
Nga Shqipëria në Kosovë po vjen teprica e vezëve, fermerët sërish në protestë
-
Pse vezët nga Shqipëria po shiten më lirë në Kosovë
-
Shpezëtarët: Po presim analizat nga AUVK-ja për vezët nga Shqipëria
-
Importuesit e mallrave nga Shqipëria në protestë, refuzojnë të paguajnë 22.5 euro për dezinfektim të kamionëve