Kryetari i Shoqatës së Shpatarëve të Kosovës, Sabit Rama ka njoftuar se 164 fermerë, do të protestojnë nesër para Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), kundër sjelljes së vezëve nga Shqipëria me çmim që nuk e mbulon koston e prodhimit.
Rama ka bërë të ditur për KosovaPress se nga Shqipëria importohen vezët me çmim prej 11 eurosh një pako, e cila përmban 300 vezë, kurse e njëjta në tregun e Shqipërisë shitet me 27 euro.
Ai shpjegon se ky çmim në Kosovë vjen për shkak se nga Shqipëria sillet teprica e vezëve, kurse fermerëve nga Kosova u shkaktohen çdo ditë humbje në vlerë prej 16 mijë deri në 17 mijë euro.
Protesta do të mbahet në ora 09:00, para objektit të AVUK-ut.
Kujtojmë se dyshime janë shprehur sot për cilësinë e domateve të importuara nga Shqipëria.
-
Prodhuesit nga Kosova po protestojnë kundër importimit të vezëve nga Shqipëria
-
Protestohet kundër vezëve të dyshimta të Shqipërisë që në Kosovë po shiten më lirë se atje
-
Pse vezët nga Shqipëria po shiten më lirë në Kosovë
-
Shpezëtarët: Po presim analizat nga AUVK-ja për vezët nga Shqipëria
-
Kostoja e jetesës në trajektore të vazhdueshme të rritjes