Aktakuza që prokurori i prokurorisë speciale, Agron Bajrami, e ka ngritur kundër ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të tjerëve, për gjyqtarin Sylë Lokaj ka qenë e pakuptueshme, raporton KTV.
Lokaj, njëherësh kryetar i trupit gjykues në këtë rast, i ka nisur një kërkesë prokurorit për plotësimin e saj.
1 muaj kohë do të ketë prokurori Bajrami për të vepruar në bazë të kërkesës së Lokajt, në të kundërtën, siç edhe shkruhet në fund të kërkesës, gjykata do ta hedhë poshtë aktakuzën.
Hedhja poshtë e aktakuzës ndaj Mustafës dhe të tjerëve nuk do të ishte e pazakontë, të paktën aktualisht, për Prokurorinë Speciale.
Aktakuza ndaj Ramë Bujës e ish-sekretarit të MASHT-it, Xhavit Dakaj, rishtazi u hodh poshtë nga gjykata, e pak para saj, u hodh edhe ajo ndaj Pal Lekajt, ish-shef i grupit parlamentar të AAK-së dhe dy ish-zyrtarëve të Komunës së Gjakovës.
Edhe
Hidhet pjesërisht poshtë aktakuza ndaj ish-Kryetarit të Gjilanit dhe 38 të akuzuarve tjerë
Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Gjilanit ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Monitoruesit e punës së institucioneve të drejtësisë fajin për këtë seri të zezë të Prokurorisë Speciale e shohin te nxitimi për të ngritur sa më shumë aktakuza.
-
Kërkohet korrigjimi i aktakuzës ndaj Qemajl Mustafës ose do të hidhet poshtë
-
Mustafa thotë se aktakuza ishte politike dhe e ngritur nga një “grup i përbashkët kriminal”
-
Mustafa dhe 35 të tjerë lirohen nga akuza për korrupsion me tenderë në Gjilan
-
Apeli: Ka prova të mjaftueshme për krim të organizuar nga ish-kryetari i Gjilanit dhe 38 të tjerët