Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, dhe 35 të pandehur të tjerë, janë liruar nga akuza për korrupsion me tenderë në Gjilan.
Gjykata Themelore në Pejë ka thënë që s’ka pas prova të mjaftueshme nga Prokuroria Speciale që ata ishin pjesë e një grupi kriminal dhe se provat me SMS janë marrë në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas gjykatëses Nushe Kuka-Mekaj, provat e nxjerra, respektivisht përgjimet e nxjerra në bazë të urdhëresës së Gjykatës së Qarkut, ishin nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe se mungonte kërkesa e prokurorisë për lëshimin e urdhëresës për masat e fshehta të përgjimit. E njëjta shtoi se zbatimi i masës së fshehtë pa kërkesë të prokurorisë, është i paligjshëm. Kurse, tha se provat e mbetura pa përgjime, nuk i formojnë elementet e veprës penale, shkruan “Betimi për Drejtësi”.
Aktakuza ndaj Mustafës dhe 35 të tjerëve qe ngritur para gjashtë vjetësh. Të pandehurit akuzoheshin për dallavere me 18 tenderë.
Rasti kishte nisur me 39 të akuzuar, prej tyre 29 zyrtarë komunalë e 10 operatorë ekonomikë, por u ul në 36 për shkak të pushimit të procedurave për dy të akuzuar dhe veçimit të procedurës ndaj një tjetri.
-
Ballafaqohet me përgjime, Mustafa e pranon se s’ishte në rregull komunikimi për tenderët
-
Përgjimet për kurdisjen e tenderëve në Gjilan që u shpallën të paligjshme në rastin e Mustafës
-
Ish-kreu i Gjilanit me bashkëpunëtorë para gjykatës me dyshimin për keqpërdorime në 18 tenderë
-
14 të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore
-
14 persona u intervistuan lidhur me dallaveret me vota në Gjilan