Ish-kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, është përballur me përgjimet e mesazheve që ai kishte shkëmbyer në lidhje me tenderët.
I pyetur nëse është në rregull që një Kryetar i Komunës të thotë se tenderin po ja japim një operatori ekonomik, ai ka thënë se nuk është ne rregull.
“Nuk është në rregull. Tash e them që nuk është në rregull prej kësaj distance mirëpo unë e kam pas vetëm për me i mbajt në komunikim të rregullt përndryshe është komunitet shumë i vogël dhe miq kemi qenë të gjithë. Unë ata i kam njohur edhe prej kur s’kam qenë kryetar edhe kur isha kryetar edhe i njoh edhe sot dhe kam komunikim shumë të mirë me ta”, është shprehur ai.
Ai ka shtuar se është dashur të kufizohet në këto komunikime që ai kishte zhvilluar.
“Po ka qenë dashtë. Po e pranoj se ka qenë dashtë të kufizohem mirëpo kurrë nuk thotë prokurori që ky të cilit i premtoi kryetari me marrë kodrën nuk e mori. A e di pse s’e mori? Sepse komisioni ia vlerësoi dikujt tjetër dhe ia dha dhe kurrë nuk e thotë që prapë i njëjti nuk e mori as zabelin, por e mori dikush tjetër që s’i plotësonte kushtet ky. Këtë nuk e thotë prokurori. Prokurori e ka vetëm një qëllim nga fillimi, qysh me goditë Qemajl Mustafën dhe atë strukturë dhe me gjuajt në baltë për ta diskredituar dhe me mbajt peng nja 11 vjet. A po e shihni kur kanë nis hetimet vitin 2011 dhe asht viti 2022 kur u marrë tek një vendim në nivelin Themelore”, ka thënë Mustafa.
-
Përgjimet për kurdisjen e tenderëve në Gjilan që u shpallën të paligjshme në rastin e Mustafës
-
Mustafa dhe 35 të tjerë lirohen nga akuza për korrupsion me tenderë në Gjilan
-
Ish-kreu i Gjilanit me bashkëpunëtorë para gjykatës me dyshimin për keqpërdorime në 18 tenderë
-
Mustafa: PDK-ja nuk mund të pastrohet duke më hequr mua nga lista
-
Mustafa: Pas vitit 2007, u shkri kufiri mes PDK-së dhe LDK-së