Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse Delawie sheh lidhje të kriminelëve me politikën

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie në Twiter sot ka reaguar kundër mos votimit për Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net.

Shefi i diplomacisë amerikane në Prishtinë këtë mos votim e ka quajtur “lejim i kriminelëve me lidhje politike për të siguruar leje për dalje nga burgu".

Delawie ka shkruar:

“I zhgënjyer me liderët e Kosovës që nuk grumbulluan votat për të mbyllur boshllëqet që lejojnë kriminelët me lidhje politike të sigurojnë leje për të dalë nga burgu”.