Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie: Kur do të ndalen ndërhyrjet politike në Kosovë

Ambasadori në shkuarje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka reaguar përmes një postimi në Twitter për rastin e hetimit të listave të fyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pensionet e dhëna për ta.

Ai ka shtruar dy pyetje. E para ishte për Gjykatën, siç thotë, dhe tjetra për Kosovën për të cilën ai pyet se kur politikanët do të ndalen së ndërhyri.

‘Rasti i pensioneve është për komisionin dhe jo veteranët. Dy pyetje të mëdha. Për gjykatën: A e ka shkelur komisioni ligjin? Për Kosovën: Kur do të ndalet ndërhyrja politike?”, ka shkruar Delawie.