Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD-ja paralajmëron: Kurdo që vjen Trendafilova do të ketë protestë

Qendron Kastrati - Dardan Molliqaj - konferenca PSD

Partia Sociale Demokrate (PSD) ka thënë thënë se Gjykata Speciale është duke bërë politikë.

PSD-ja ka folur për anulimin e vizitës së kryetares së Gjykatës, Ekaterina Trendafilova, ndërsa ka paralajmëruar se kurdo që Trendafilova vjen në Kosovë do të ketë protestë.

“Gjykata Speciale ka nisur tash e 7 vite. Me një qasje një-etnike ndaj luftës në Kosovë, me shkeljen e të drejtave të njeriut për të akuzuarit, me gjyqtarë racist që shqiptarët i sheh si “kafshë që duhen zbutur”, e deri tek mungesa e simboleve shtetërore të Kosovës në një gjykatë të saj, roli i Gjykatës Speciale nuk është ai i sjelljes së drejtësisë, por i damkosjes së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare. Por sido që të rrjedhin ngjarjet, dhe për kurdo që do të shtyhet vizita, protestë do të ketë. Nga qëllimi dhe mbajtja e protestës nuk heqim dorë. Ajo do të ndodh po atë ditë kur të konfirmohet vizita e znj.Trendafilova. Tendecave që përmes këtyre takime të normalizohet përndjekja politike do t’u përgjigjemi pa hezitim. Me rezistencë”, është thënë nga PSD-ja.

Trendafilova kishte planifikuar që të vizitonte Kosovën më 4 korrik.

Ajo pritej të mbante takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, dhe të ndante informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK). Por vizita është shtyrë për një datë tjetër.

Artikuj të ngjashëm