Arbëri

PSD-ja me aksion para MPJD-së, vendos “flamurin” e ambasadorit Berishaj

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion të hënën para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Flamujt e këtij institucioni, aktivistët e kësaj partie i zëvendësuan me flamuj që përmbanin kartëmonedhën 500-euroshe, me fytyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Nol Nushi, sekretar organizativ i PSD-së, tha se kurrë në historinë e Kosovë nuk ka ndodhur që të ketë një ambasador të akuzuar për një varg shkeljesh e keqpërdorimesh.

Nushi tha se kanë informacione se Prokuroria tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

Ai shtoi se mosshkarkimi i tij, hedh dyshimet se në këtë skandal mund të jenë të përfshirë edhe krerët e shtetit nga presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti.

Nushi pohoi se nuk do të ndalin aksionet deri në shkrimin e Berishajt.

“Është ministri që e ka kapur flamurin e mbrojtjes së Martin Berishajt. Kjo ministri nuk e përfaqëson më Kosovë. Të gjithë janë shndërruar në mbrojtje të tij. Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur kjo. Ai e ka kryer Filozofinë, por po del se është një person që merret me shtijën e energjisë. Ka tërhequr mjete kesh në Kosovë, e nuk ka edhe bizneset e regjistruara”.

“Mbrojtja e pakusht që po i bëhet atij është e pakuptueshme. Prokuroria me shumë gjasë tashmë ka ngritur kallëzim penal, ende e pakonfirmuar. Fshehja e biznesit ka ndodhur, moshkakrimi i tij, neve na bënë që këtu shiriti i shkelej mbërrin deri te presidenca, kryeministri Kurti deri te Gërvalla. Nuk do t’i lëmë rehat institucionet deri në shkrimin e tij”./EO