Partia Socialiste e Shqipërisë është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra.
Deputetët socialistë kanë deklaruar në Komisionin Hetimor se shkeljet e kryera nga Meta nuk përbëjnë shkak për shkarkim.
Deputetja e PS, Klotilda Bushka theksoi se shkeljet e kryera nga Presidenti ekzistojnë, por kjo përplasje bën që të miratohen disa rregullime ligjore në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme të ngjashme.
Bushka u ndal tek dekreti i Metës për të anuluar zgjedhjet e qershorit duke argumentuar se bëhet fjalë për shkelje nga Presidenti, por gjithsesi zgjedhjet u zhvilluan dhe ai dekret nuk pati pasoja të rënda.
Artikuj të ngjashëm
-
PS-ja synon shkarkimin e Metës, nis mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve
-
Meta mbetet president i Shqipërisë
-
Kushtetuesja mban seancë për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
-
Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e shkarkimit të presidentit Meta
-
PD për shkarkimin e Metës: Sulm antikushtetues ndaj presidencës