Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta mbetet president i Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar shkarkimin që Parlamenti i Shqipërisë ia kishte bërë Ilir Metës nga posti i presidentit.

Vendimi i shfuqizuar nga Gjykata për shkarkimin e Metës, u mor në Kuvend me 104 vota pro, më 9 qershor 2021.

Pretendimi i Kuvendit ishte se Meta ka kryer “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

Por, sipas Gjykatës, faktet e paraqitura nuk përbejnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.