Gjyqi ndaj presidentit të Shqipërisë, Iliri Meta, rinis këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Meta ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve, të cilët u bënë shkak që procesi të zvarritej pasi kërkuan kohë për të njoftuar kreun e shtetit për atë që ndodhi në seancë.
Më 3 shkurt, Presidenca paraqiti një fashikull prej 140 faqesh, ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike.
Parashtrimet e juristëve të Ilir Metës nuk bindën gjyqtarët kushtetues të cilët drejtuan një mori pyetjesh në adresë të kreut të shtetit.
Meta ishte shkarkuar në Kuvend nga legjislatura e kaluar, por për të finalizuar gjithë këtë, duhet edhe aprovimi i Kushtetueses. /TCh
-
Meta mbetet president i Shqipërisë
-
Meta: Nesër dorëzojmë padi, Kuvendi çoi në Kushtetuese dokumente false
-
Gjykata Kushtetuese mbyll seancën për Metën, brenda 30 ditësh jepet vendimi
-
Shtyhet sërish shkarkimi i Metës, seanca e radhës të hënën
-
Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e shkarkimit të presidentit Meta